Zbardhja e dhëmbëve

Për njerëzit që kanë dhëmbë të errët apo me njolla, trajtimi për zbardhjen e dhëmbëve është zgjidhja më e thjeshtë, e sigurt dhe efektive për zbardhjen e dhëmbëve . Kohët e fundit, zbardhja e dhëmbëve u bë e pranuar, gjerësisht metoda më e lirë dhe më e lehtë për tu kryer. Ka shumë progres të madh individual dhe sistemet për zbardhues, dhe ato janë metoda shumë të sofistikuara. Gjersa zbardhja më parë mundeshte të bëhet vetëm në ordinanc ë , sot ka mundësi për zbardhjen e dhëmbëve në shtëpi, sigurisht, nën mbikëqyrjen e një dentisti.

Prodhuesit e pastave të dhëmbëve zbuluan potencialin e tregut dhe zhvilluan një gamë të gjerë të produkteve për zbardhjen e dhëmbëve.

Gellat modern për zbardhjen e dhëmbëve përmbajnë peroksid hidrogjeni ose peroksid carbamide si përbërës aktiv. Këto peroksidet depërtojnë në brendësi të indeve të forta dentare, të cilat disocohen me anë të oksigjenit të cilat në të njëjtën kohë zbardhin substancat me ngjyrë në sipërfaqe të smalt, si dhe ata që hynë në glegjnat dentare dhe inde. Struktura e dhëmbit nuk ndryshohet, por ndryshohet pamja e jashtme e cila bëhet më e bardhë dhe të ndritshme.

Për të korrigjuar diskoloracionin , zbardhuesi për dhëmbët zbatohet kur prevencioni është i pasuksesshëm ose kur parandalimi është i pamundur. Zbardja e dhëmbëve mund të rekomandohet për pothuajse të gjithë. Ajo është ideale për njerëzit që kanë dhëmbë të shëndetshëm, dhëmbë që nuk kanë plombe para . Unë nuk do tu rekomandoja vetëm pacientëve te të ciliët është e sigurt se zbardhja nuk do të japë rezultat. Për ata janë në dispozicion procedura të tjera estetike.

Zbardhja e dhëmbëve nuk duhet kuptuar vetëm si një procedurë estetike, por ajo duhet të jetë një pjesë integrale e kujdesit të plotë për dhëmbët tuaj dhe të jetë i përfshirë në mirëmbajtjen e rregullt të buzëqeshjes së shëndetshme dhe të bukur. Dentisti duhet të jetë në gjendje të përmbushë kërkesat e pacientit të tij, në njërën anë, dhe në anën tjetër ta dijë se çfarë realisht mund të pritet, pra për të parashikuar paraprakisht rezultatet. Te disa pacientë mund të ketë efekt më të vogël se që është pritur , për shkak të dhëmbëve të cilët reagojë ndryshe. Shkalla e zbardhjes është individuale dhe varet nga struktura e dhëmbëve dhe metoda e përdorur.



Të njohurit në ENDOMAK


InfoCentar © 2009 | contact web designer
>