ENDOMAK ua ofron buzëqeshjen e ëndrrave tuaja!
Stomatologjia estetike ofron shumë mundësi për zgjidhjen e shumë defekteve të dhëmbëve dhe buzëqeshjes. Deri te ato sot kanë qasje të gjithë dhe gjithsecili mund ta përmirësojë dukjen e dhëmbëve të vet dhe të ketë një buzëqeshje të bukur dhe të shëndoshë, me çmime të volitshme.
Trajtimet superiore estetike që ofrohen në ENDOMAK:
Zbardhja e dhëmbëve
Kjo është procedura bazë dhe më efikase kozmetike. Janë të shumta mënyrat që nga materialet deri te teknika e zbardhjes së dhëmbëve, por trajtimi më i mirë mbetet zbardhja profesionale që realizohet nën mbikëqyrjen e stomatologut.
Bondimi i dhëmbëve
Mënyra më e mirë për dhëmbë të shtrembëruara, të gdhendur ose të thyer. Proces ky ku me material të përafërt me ngjyrën e smaltit të dhëmbit, aplikohet në sipërfaqen e dhëmbit, modelohet menjëherë, I njëjti mënjanohet dhe në fund bëhet vernikimi për të fituar një buzëqeshje ideale.
Implantet
Zëvendësim I mirë për protezat parcial apo total dhe mungesë e dhëmbëve. Implanti ankorohet në ashtin e dhëmbit, merret gjurma dhe çimentot e modeluar thuajse në mënyrë natyrore.
Laminate
Procedura më e popullarizuar estetike. Laminatet janë ultra të holla, të përpunuara në mënyrë individuale, lëvozhga porcelani që fiksohen drejtpërdrejt në dhëmbë. Këto janë opcioni më I mirë estetik, po qe bëhet fjalë për mbylljen e hapësirave midis dhëmëbeve – diasteme, pak të thyera, të shtrembra ose dhëmbë të ngjyrosur, aty ku zbardhja e dhëmëbëve nuk ka qenë e kënaqshme.
CAD/CAM kurora
Ky sistem paraqet zbatimin e teknologjisë bashkëkohore kompjuterike në përpunimin të kurorës së përgjithshme porcelanosë. Përparësia bazë e këtij biokoncepti kompjuterik është shpejtësia dhe preciziteti I përpunimit, estetika maksimale dhe dukja natyrore e kurorës.