Çka është ENDOMAK...

ENDOMAK është organizatë private shëndetësore me një punë 15 vjeçare dhe të suksesshme dhe një përvojë jashtëzakonisht të madhe në ENONDONI, STOMATOLOGJINË RESTAURUESE DHE ESTETIKE.
Në ENDOMAK punojnë më shumë ordinanca të stomatologjisë së përgjithshme dhe specialistike për sëmundjet e dhëmbëve dhe endodonisë, që mundësojnë mbrojtje të plotë stomatologjike, duke filluar nga procedurat parandaluese për pengimin e sëmundjeve të dhëmbëve dhe të gojës, shërimin e të gjitha sëmundjeve të dhëmbëve dhe të indeve dhe procedura kozmetike dhe estetike me disenjim të buzëqeshjes.

Në kuadër të ENDOMAK punon edhe laboratori teknik i dhëmbëve dhe kabineti rëntgen. Pacientëve të vet u mundëson shërbime superiore shëndetësore, duke filluar nga trajtimet rutinore stomatologjike, deri te rekonstruimi komplet i dhëmbëve rëndë të dëmtuara, në një atmosferë vërtet komfore dhe relaksuese. Ordinancat disponojnë me pajisje superiore stomatologjike nga prodhuesit më me renome në botë, me mundësi teknike që i plotësojnë standardet më të larta në punë.
Materialet e punës zgjedhen me kujdes dhe për restaurimin e dhëmbëve përdoren vetëm materiale me cilësi të lartë. Cilësi, përgjegjësi dhe përkushtimshmëri në punë janë postulatet bazë në të cilat qëndron puna e stomatologëve që punojnë në ENDOMAK. Gjithmonë përcillen trendët më të reja në aspektin teknik, pajisjes, materialeve dhe komunikimeve. Mjekët në ENDOMAK i përcjellin dhe zbatojnë risitë superiore në stomatologji dhe mjekësi dhe në vazhdimësi edukohen dhe stërviten. Të gjithë merren edhe me punë shkencore dhe shkruajnë tekste eksperte nga fusha e tyre.
ENDOMAK është shprehje e profesionalizimit dhe përvojës jashtëzakonisht të madhe të primarius d-r. Kote Tasevski dhe entuziazmin dhe dëshirën për njohuritë e mjekëve të edukuar dhe të rinj që janë me plotë përkushtim. Kjo siguron mbrojtje superiore stomatologjike dhe mjekësore.
ENDOMAK është gërshetim i profesionistëve të edukuar dhe teknikës dhe teknologjisë superiore.
ENDOMAK is a result of the expertise and the great experience of Prim. Dr. Kote Tasevski, the enthusiasm and knowledge of educated and devoted young doctors. This guarantees top dental and medical protection.
ENDOMAK është gërshetim i profesionistëve të edukuar dhe teknikës dhe teknologjisë superiore.