Ajo që e veçon ENDOMAK nga të tjerët...
Është zbatimi i konceptit të ri dhe ndryshimi i perspektivave në stomatologji. Zbatimi i metodave jo-invazive të përpunimit të dhëmbëve dhe të zhvillimit të STOMATOLOGJISË ESTETIKE.
Qëllimi ynë është që dhëmbët të jenë jo vetëm të shëndosh, por edhe të bukur...
Për këtë në punë përcillen parimet e DISENJIMIT TË BUZËQESHJES, respektivisht tentohet të bëhet korrigjimi i të gjitha mangësive të dhëmbëve për t’u fituar rezultate maksimale estetike.
Qëndrimi ynë...
Se bukuria e buzëqeshjes është një nga faktorët më të rëndësishëm të vetëbesimit, ndjenjës së gëzimit dhe mirëqenies së njeriut. Pikërisht për këtë në ENDOMAK ndaj zgjidhjes së problemeve të dhëmbëve bëhet një qasje thelbësore, duke përfshirë aspektin estetik në punë, si mënyrë për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm fizik dhe emotive të pacientëve.
"Pacientët e kënaqur dhe ndryshimet e tyre positive funksionale pas trajtimit janë dëshmi se jemi në rrugën e vërtetë"
Atmosferë miqësore, komotë dhe relaksuese...
I bëjmë të gjitha përpjekjet që tu sigurojmë pacientëve komfor. Më shumë mendohet për shëndetin dhe kënaqësinë e juaj. Përpiqemi që çdo takim të jetë i këndshëm për pacientin. Vizioni ynë është që të ndjeheni sa më komfor. Pjesa e pranimit është e ngrohtë dhe e këndshme, sikurse në shtëpi, dhe njëkohësisht e këndshme si kafeneja më e preferuar. Pije të ftohta, kafe, çaj shërbehet në çdo kohë. Ordinancat janë hapësinore dhe të qeta. Mund ta zgjedhni ndonjë CD me muzikën të cilën dëshironi ta dëgjoni. I bëjmë të gjitha përpjekjet që t’u sigurojmë komfor pacientëve. Më së shumti mendohet për shëndetin e juaj dhe komforitetin.
,,Praktika jonë është ndërtuar në kënaqësinë e përgjithshme të pacientëve.,,
|
Siguri e plotë për pacientët...
Njerëzit me të drejtë janë të ngarkuar me brengat për sigurinë e tyre nga infeksione kur vizitojnë stomatologun. Ne e kuptojmë këtë brengë. Te ne zbatohen thellësisht të gjitha procedurat për sterilizimin dhe kontrollin infektiv – siguria dhe shëndeti i pacientëve janë me rëndësi primare për ne.
Për kanalet e ujit përdoret sistemi për pastrim dhe dezinfektim, me qëllim që të pengohet ndotja eventuale (kontaminimi). Përkujdesemi edhe për mjedisin dhe kemi vendosur sistemin e filtrimit të zhivës nga ujërat tona të zeza. (zhiva që lirohet nga ndërrimi i plombave të amangamit).
Qasja humane – motoja e ENDOMAK...

A jemi më të mirët, atë mund ta thonë ata që kanë kaluar shkollën e shëndetësi dhe të bukurisë së ENDOMAK. Por, me siguri e dimë se jemi të VETMIT në atë që u mundësojmë shërbime falas stomatologjike fëmijëve me pengesa në zhvillim dhe shkallë të ndryshme të hendikepit fizik dhe mental.
Te ky grup I fëmijëve fuqimisht është e shprehur prishja e dhëmbëve dhe te ata janë të shpeshtuara sëmundjes e gojës, që vije si pasojë e anomalive të lindura të gojës dhe dhëmbëve. Ata pacientë rëndë vijnë deri te mbrojtja stomatologjike, sepse puna me ata është shumë specifike dhe stomatologët iu shmangen atyre.
D-r. Kote Tasevski kishte mjaft guxim dhe ndjenja mirësi, sikurse edhe humanizëm dhe e zbatoi punën me fëmijë me pengesa në zhvillim si praktikë e rregullt, kështu që çdo të marte në ENDOMAK falas shërohen fëmijët me nevoja të posaçme. Në këtë mënyrë kontribuojmë për përmirësimin e kushteve jetësore dhe shëndetësore të kësaj kategorie të njerëzve.
|